Pa testin për COVID-19, shqiptarët e Luginës nuk mundë të hyn në Kosovë

29 korrik 2020 | 09:52

Me vendimin e fundit të qeverisës së Kosovës me masat e reja për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19 janë bllokuar për qarkullim shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilëve i kërkohet testi RT-PCR në Sars COV-2.

“Të gjithë qytetarët e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Kosovës (RKS) duhet të dëshmojnë se janë të shëndoshë nga COVID-19, me testin RT-PCR në Sars COV-2, sipas parimit të reciprocitetit, me disa përjashtime”, thuhet në vendimin e qeverisë së Kosovës.

Gjithashtu lajmin e kanë konfirmuar edhe takstisë që qarkullojnë në realacionin Bujanoc-Gjilan si dhe linjat e autobusit në drejtim nga Lugina në Kosovë.

Kompania “Maxhari 2015” nga Bujanoci përmes një njoftimi ka shkruar se janë pezulluar linjat e transportit të udhëtarëve, raporton Titulli.com.

“Njoftim lidhur me situatën e përgjithshme të shfaqjes së COVID-19, me urdhër ndalimi dhe kufizimi nga Qeveria e Republikës së Kosovës janë pezulluar linjat e transportit të udhetarëve në relacionet Bujanoc- Prishtinë dhe anasjelltas”, thuhet në njoftimin e kompanisë për bartjen e udhëtarëve “Maxhari 2015” në Bujanoc.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një fshat i vogël spanjoll është izoluar plotësisht pasi një…