![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/07/poezia.jpg)
PA TITULL
13 shtator 2021
| 11:30
Ismail Gashi-Sllovia
Koha ecën
Festat kaluan
Pa festuar
Nga lotët
Nuk u pamë
Jemi afër
Të ndarë
Mëngjeseve
Ngritemi
Përshëndetemi
Pa u parë
Deri kur
Të ndarë
Jam me vlerën
I pa vlerë.
Gëzohemi
Që të kemi
Me fizik
E mendor
Të shëndetshme
Krenohemi
Me mendjedritësinë
Bukurinë
Shkathtësinë
Ecjen në jetë
Deri në madhështi
Të shohim
Kulmore
Në piramidë
Në kohë
Nivel e mjedis
Thesar
E vlerë
Në vazhdimësinë
E Namit
Emër.