Paçarada edhe zyrtarisht te Kolni
23 janar 2023
| 13:11
Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Leart Paçarada është futbollisti më i ri i ekipit gjerman të Bundesligas, FC Koln. Në fakt zyrtarizimin e transferimit e kanë bërë këta të fundit përmes njoftimit në rrjetet sociale.
Koln ka bërë të ditur se Paçarada aventurën e nis nga sezoni i ri si agjent i lirë dhe është blerja e parë e sezonit 2023/2024. Kosovari ka nënshkruar kontratë më klubin e ri deri në vitin 2026.
Paçarada këtë sezon me St. Pauli ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar 4 herë në Bundesliga 2. Ndërsa një sezon me herë ishte më i miri në pozitën e tij si mbrojtës i krahut të majtë duke asistuar 10 herë.