Paçarizi do të përfaqësoj Kosovën në arenën ndërkombëtare

10 dhjetor 2018 | 17:18

Drilon Paçarizi është ndër lojtarët më të mirë të Kosovës në futsall. Ai së fundmi është ftuar nga Selektori i Përfaqësueses së Kosovës.

Paçarizi është nga Komuna e Malishevës, respektivisht nga fshati  Lubizhdë. Ai ka qenë pjesë e klubeve të mëdha vendore si Besa, Feniks dhe Prishtina, por karrierën e nisi tek klubi lokal KF Malisheva. Me KF Feniks, Paçarizi arriti të shpallet Kampion i Kosovës dhe tani do t’i mbroj ngjyrat e Përfaqësueses së Kosovës në Kampionatin Botëror, ku do të marrë pjesë për herë të parë Kosova.

Paçarizi për “Malisheva.net” ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i lumtur që do të mbroj ngjyrat Kosovës, kurse është i bindur se përfaqësuesja tashmë ka në dispozicion shumë lojtarë kualitativ dhe profesionist andaj sukseset nuk do të mungojnë në këtë Kampionat Botëror. Paçarizi shtoi se falë trajnerëve Ramadan Cimili dhe Suad Keçi, përfaqësuesja e Kosovës po konsolidohet dhe forcohet çdo ditë e më shumë. Për këtë sukses, Paçarizi falënderon klubin aktual FC Prishtina.

Shorti për Kampionatin Botëror do të hidhet në fillim të muajit janar, ku do të kuptohen kundërshtarët e Përfaqësueses së Kosovës në futsall.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fitorja e trofeut Libertadores nga skuadra e River Plates ka…