
Pacientes i gjenden 152 objekte metalike në stomak
28 dhjetor 2017
| 10:32
Një gruaje të moshuar ruse i janë gjendur 152 objekte metalike në stomak. 74-vjeçarja kishte ngrënë objektet metalike, duke përfshirë edhe thonj, me besimin se do t’ia përmirësonte nivelin e hekurit në trup.
E njohur vetëm si Nina, gruaja shkoi në spital duke u ankuar për temperaturë të lartë, por stafi mjekësor u trondit kur zbuloi shkakun e sëmundjes së saj.