Pacientët blejnë barna me përshkrime në gjuhët që nuk i kuptojnë

22 maj 2019 | 11:11

Në barnatoret e Kosovës shpeshherë haset në barna të cilat nuk kanë fletudhëzues në gjuhët zyrtare dhe sidomos mungon përshkrimi në gjuhën shqipe.

Para se të qarkullojnë në treg, barnat duhet t’u nënshtrohen procedurave të regjistrimit, por problem mbeten barnat që nuk janë të regjistruara.
Pacientja Merita Hasani ka thënë se shumë shpesh i ndodh që barnat që i blen nuk kanë fletudhëzues në gjuhën shqipe. Ato janë kryesisht në gjuhën serbe, kroate, në anglisht, gjermanisht, turqisht e gjuhë tjera.

“Mendoj se duhet patjetër të ketë fletudhëzues në gjuhën shqipe, pasi si pacientë duhet t’i dimë edhe anët anësore të atij ilaçi që e përdorim, pavarësisht se atë ta përshkruan mjeku. Sidomos kur barnat i blejmë për fëmijët, ato patjetër që njëherë dua t’i lexoj se çka përmbajnë dhe cilat janë efektet anësore, prej cilës moshë përdoret dhe cilat janë simptomat që shkaktohen nëse ka ndonjë efekt anësor”.

“Megjithëkëtë, më ka ndodhur shpesh që brenda fletë-udhëzuesit të mos ketë përshkrim në gjuhën shqipe, çka mendoj se është gabim në një vend ku flitet gjuha shqipe, të jetë një gjuhë tjetër brenda ilaçit”, ka thënë Hasani.

Të gjitha barnat e regjistruara në Agjencinë Kosovare për Produkte Medicinale (AKPM) kanë brenda fletudhëzime në gjuhën shqipe, por edhe në një gjuhë tjetër.

Megjithatë, sipas Arian Ahmetit, shef i Agjencisë për Produkte dhe Pajisje Medicinale, është një kategori e barnave që nuk janë të regjistruara në Kosovë, por të cilat janë të nevojshme për pacientët e caktuar.

Sipas tij, këto lloj barnash që qarkullojnë në barnatore mund të mos kenë fletë-udhëzime në gjuhën shqipe.

“Nëse nuk ka fletudhëzim në gjuhën shqipe, është import pa paralele (barna të paregjistruara), por që është i nevojshëm për disa pacientë. Pjesa tjetër ishte dashur t’i kenë këto fletudhëzues në shqip”.

“Agjencia Kosovare për Produkte Medicinale i aprovon, por Inspektorati Farmaceutik i kontrollon. Ne nuk e lëshojmë asnjë certifikatë të autorizimit në qoftë se nuk janë të përkthyera në tri gjuhë: shqip, serbisht dhe anglisht. Ato që marrin certifikatë të autorizimit duhet ta kenë fletudhëzuesin dhe e kanë kryesisht”, ka deklaruar Ahmeti.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në këtë link:

https://www.evropaelire.org/a/flete-udhezuese-barnat-/29955073.html

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sherpa nga Nepali ka vendosur një rekord të ri të…