Pacientët blejnë ilaçe me kredi, ShSKUK suficit 1.3 milion

18 janar 2023 | 08:24

Gazetari i shëndetësisë, Bujar Vitija, ka kritikuar postimin e fundit të kryeministrit Kurti për investimet në sektorin respektiv.

Sipas tij, angazhimi i kësaj qeverie ka qenë për turp pasi, siç është shprehur Vitija, buxheti i ShSKUK-së është në suficit prej 1.3 milion eurove, kurse qytetarët blejnë barna me kredi e borxh.

“Kjo përqindje nuk është për mburrje, aq më pak për faktin se furnizimi nuk ka qenë as kaq sa thuhet. Mjafton me i pytë pacientët që kanë marrë para borxh e kredi për me ble barna, e buxheti i SHSKUK-së ju ka dalë suficit 1.3 milionë. Marre!”, shkroi ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dje në Kishën e Shën Mëhillit në fshatin Doblibarë të…