Pacientët me Covid-19 trajtohen edhe në spitale rajonale, 7 të shtruar në Gjakovë

29 qershor 2020 | 08:52

Pas shtimit të rasteve me Covid-19 ka filluar të ngarkohet edhe Klinika Infektive në QKUK, andaj pacientët me koronavirus kanë filluar të trajtohen edhe në spitalet rajonale.

Në Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë, respektivisht në Repartin e Infektives janë të hospitalizuar 7 raste Covid-19 pozitiv dhe 3 raste pritet që sot të testohen.

Ndryshe, në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë rezultuar edhe 87 raste pozitive.

Numri total i rasteve pozitive 2677 raste nga 23.339 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 49 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.425 raste, kurse raste aktive 1.203. /Kp

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mentor Tahiri Pas përfundimit të luftës së dytë botërore, kur…