Pacientët me koronavirus të shtrirë në tokë, video dramatike nga Spanja
Një video e shpërndarë në rrjetet sociale tregon se si pacientët e infektuar me koronavirusin e ri, Covid-19, qëndrojnë të shtrirë në tokë në një spital në Madrid. Sipas gazetës spanjolle “El Mundo”, video është xhiruar të premten, në spitalin “Infanta Leonor de Vallecas” në kryeqytetin spanjoll.
Siç raporton “El Mundo”, autoritetet spanjolle konfirmuan më vonë autenticitetin e videos, duke thënë se bëhej fjalë për një moment piku në mbrëmjen e 20 marsit, ku një numër i madh qytetarësh të Madridit i ishin drejtuar urgjencës së spitalit.
Autoritetet spajolle gjithashtu bënë të ditur se situata tashmë është zgjidhur me krijimin e hapësirave shtesë brenda ambienteve të spitalit, për të shtruar personat e prekur nga Covid-19.
Spanja raportoi të hënën 462 persona të vdekur nga koronavirusi në 24 orët e fundit, 2182 në total, ndërsa numri i të prekurve ka kaluar 33 mijë.