Pacientët të kënaqur me shërbimet dhe çmimet në Klinikën e Stomatologjisë

26 janar 2025 | 08:43

Vitet e fundit në Klinikën Universitare të Stomatologjisë është rritur numri i pacientëve, në veçanti në klinikën e protetikës. Sipas drejtuesve të saj, kjo ka ndodhur për shkak të riaktualizimit të shërbimeve dhe çmimit të përballueshëm për pacientët.

Me udhëzimin e ri administrativ për vendosjen e protezave fikse për drejtim të dhëmbëve për të dy nofullat çmimi është 200 euro.

Në Klinikën e Stomatologjisë në QKUK, brenda ditës shërbime marrin rreth 350 pacientë, sipas drejtuesve të saj. Numri më i madh i tyre kërkojnë shërbime për implante dhe për proteza ortodentike fikse. Çmimi prej 100 euro për protezë fikse për një nofull ka bërë që pacientët të zgjedhin klinikën universitare për të marrë shërbimet.

“Udhëzimi administrativ për ulje të çmimeve të shërbimeve ka bërë të rritet fluksi i pacientëve”, tha Kastriot Meqa, drejtor i Klinikës së Stomatologjisë.

Doktor Blerim Mehmeti thotë se fluksi është shumë i madh i fëmijëve që kërkojnë shërbime sidomos për vendosjen e protezave fikse, e si një nga shkaktarët për problemet ortodentike thotë se është ndotja e ajrit.

“Në problemet ortodentike që ka ndiku e që janë tu shfaqë shumë është edhe ndotja e ajrit”, tha ai në RTK.

Pavarësisht numrit të madh të pacientëve, sipas stafit mjekësor, lista e pritjes është shkurtuar, pacientët mund të presin deri në pesë muaj për shërbimet ortodentike. Ndërkaq të kënaqur shprehen prindërit për të cilët çmimi është shumë më i favorshëm krahasuar me sektorin privatë për marrjen e shërbimeve të njëjta.

Klinika e Stomatologjisë ofron të gjitha shërbimet, ndërsa sfiduese mbetet rritja e numrit të stafit mjekësorë dhe trajnimi i tyre i vazhdueshëm për disa shërbime që ofrohen këtu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sipas raportimeve, një tërmet me magnitudë 5.7 goditi të dielën…