Pacienti del duke kënduar nga salla e operacionit në QKUK (Video)
19 dhjetor 2021
| 13:57
Një pacient që i ishte nënshtruar një operacioni në zemër, pas operimit ka dalë duke kënduar.
Kjo është bërë e ditur përmes një videoje që e ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook” kardiologu Agron Qerimi
“Kështu del trimi nga salla duke na kënduar pas koronarografisë në infarkt të miokardit dhe stentimit në LAD dhe Cx! Gjithë ekipin na ka lumturuar Orhani!”, ka shkruar Qerimi krahas videos.