Pacienti i ri zero në Pekin: Shkova në treg për të blerë peshk por u infektova

19 qershor 2020 | 10:16

Mediat kineze kanë bërë publik emrin e pacientit të ri zero i cili u infektua pasi shkoi në një treg për të blerë peshk. Në këtë treg thuhet se ka shpërthyer një valë e re koronavirusi dhe për këtë arsye është urdhëruar izolimi i zonës.

Tang 52 vjeç është përsoni i parë që doli pozitiv me koronavirus së fundmi. Ai është shtruar në spital pasi po vuan nga simptomat dhe sipas mediave kineze ai ka thënë se u sëmur pasi shkoi për të blerë peshk tek tregu, sepse fëmijët e tij donin të hanin peshk.

Shtëpia e tij është pranë selisë qendrore të Kinës dhe pranë zonave të shumta turistike.

Për mediat ai ka thënë:

‘Unë shkova për të blerë peshk. Fëmijët e mi donin. Pak ditë pasi shkova në treg, përjetova simptomat e koronavirusit, u infektova’.

Shpërthimin e dytë të koronavirusit në Pekin, autoritetet e njoftuan që me datë 11 qershor. Pacienti zero ka theksuar se nuk ka dalë jashtë qytetit në dy javët e fundit dhe se nuk kishte pasur kontakte të ngushta me persona të cilët kanë mbërritur në Pekin kohët e fundit.

Ai ka bërë një listë me të gjitha vendet ku ka shkuar në dy javët e fundit që epidemiologët të hetojnë dhe të kryejnë testimet përfshirë tregun e ushqimit Xinfadi. Ai thuhet të ketë kontaktuar me 38 persona gjatë kohës kur është infektuar.

Nga tregu Xinfadi janë raportuar dhe të infektuar të tjerë. Por disa zyrtarë pretendojnë se virusi ka ardhur nga Europa dhe ka kaluar tek tregtarët.

Banorët janë këshilluar të mos udhëtojnë jashtë kryeqytetit. Mijëra fluturime janë anuluar gjithashtu në aeroportet e Pekinit dhe reagimi i urgjencës së qytetit është ngritur në nivelin e dytë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Izet Abdyli   Akëcili që viziton Muzeun “Shtëpia e Pavarësisë…