Pacienti ikën nga Klinika e Psikiatrisë
25 prill 2022
| 09:00
Një pacient i shtrirë në Klinikën e Psikiatrisë është larguar nga aty dhe nuk dihet vendodhja e tij.
Rastin në polici e ka lajmëruar motra e tij, teksa policia thotë se është duke zhvilluar hetime.
PERSON I ZHDUKUR/ Prishtinë, 22.04.2022 – 18:00. Me datën 24.04.2022 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vëllai i saj viktima mashkull kosovar, i cili ka qenë i shtrirë në klinikën e Psikiatrisë në Prishtinë është larguar nga klinika dhe nuk dihet vendndodhja e tij. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe vazhdon të hetohet.