Pacienti që vdiq dje në Infektivë nuk ishte i infektuar me koronavirus

02 maj 2020 | 11:50

Pacienti që vdiq të premten në Klinikën Infektive në QKUK ka rezultuar negativ në testin për COVID-19 ka njoftuar mjeku kujdestar në Klinikën Infektive, Gëzim Morina. Ai ka shtuar se në këtë klinikë po trajtohen 36 pacientë me koronavirus, një prej të cilëve do të lirohet gjatë ditës. “Gjendja e tyre është e mirë, përveç dy prej tyre që janë në gjendje më të rënë. Gjashtë pacientë janë me oksigjenoterapi, dy prej tyre me ventilim mekanik”, ka thënë ai. Morina ka njoftuar se gjatë ditës presin t’i pranojnë edhe katër pacientë të tjerë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
21 vjet më parë, në Studime të Vushtrrisë, forcat kriminele…