Pacienti vdes nga një sfungjer
11 shkurt 2019
| 10:58
Një pacient ka ndërruar jetë në Kaliforni pasi kirurgët i harruan një sfungjer në bark, njoftuan raportet nga Departamenti i Shëndetësisë.
Pacienti, emri dhe gjinia e të cilit nuk është identifikuar, pati një ndërhyrje kirurgjikale për një enë gjaku që i ishte bllokuar në fund të barkut.
Nuk konsiderohet si operacion i rrezikshëm, ndonëse është procedurë serioze, por për këtë pacient rezultoi fatale.