‘Pacienti zero’ doli nga laboratori kinez. ShBA-ja nis hetimet
ShBA-ja ka nisur hetimet pas një hulumtimi, sipas të cilit, virusi ka dalë nga një laborator në Wuhan të Kinës. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, kërkoi që Kina të qartësojë këtë situatë. “Nuk e dimë nëse virusi ka dalë nga laboratori. E dimë se laboratori është pak milje larg tregut. Ka shumë gjëra për të mësuar. Qeveria e ShBA-së po punon për të kuptuar më shumët, tha Pompeo.
Sipas një raportimi nga “Fox News”, virusi nuk ka dalë nga laboratori si armë biologjike, por si një përpjekje për të treguar se Kina është superiore ndaj amerikanëve për identifikimin e kërcënimeve nga viruset.
Gazeta “Daily Mail”, e cila raportoi e para se virusi mund të ketë dalë nga laboratori, shkruan se ‘pacienti zero’ punonte në laborator dhe e ka përhapur virusin në popullsi pasi ka dalë nga puna.
Një nga burimet i tha “Fox News” se “ky mund të jetë një nga mbulimet qeveritare më të kushtueshme të të gjitha kohëve”.
Ka prova në rritje, nga burime të hapura dhe të klasifikuara për këtë, raporton “Fox News”.
I pyetur për këtë çështje, presidenti amerikan Donald Trump tha se “po dëgjojmë gjithmonë e më shumë histori… ne po bëjmë një shqyrtim të plotë të kësaj situate të tmerrshme”.
Dokumentet tregojnë një përpjekje të mjekëve në laborator për ta kufizuar përhapjen.
Tregu i lagësht i Wuhanit, që është identifikuar fillimisht si burimi kryesor, nuk ka shitur kurrë lakuriqë.
Burimet thanë për “Fox News” se kjo është një përpjekje e Kinës për ta hequr fajin nga laboratori.