Paçka…
30 mars 2023
| 15:38
Sabile Keçmezi-Basha
Pa çka…
Se do kthehemi
Nesër… apo një ditë tjetër…
Në mesnatë…
Në mes-stinë…
E unë
Ende pikturojë
Kthimin e lirinë
Në lëkurën e tokës
Paçka…
Që kurrë nuk u ndërpre loja
Në pikën e vlimit
Në mesnatën kallkan
Dhe…
Në vjeshtën e thinjur…
Paçka
Që edhe sot
Shi bie në Prishtinë
Bie shi
Dhe përmbyten ëndrrat
Imzot,
Vetë pate thënë,
Kurrë të mos kërkojmë
Lëmosh …
Për gjërat që nuk falen…
Për gjërat që nuk blihen…
Paçka… Imzot…
Poqese na zënë pritën
Pulëbardhat që puthin korbat
Dhe fluturojnë… fluturojnë…
Tej… folesë së qyqes
Paçka…
Paçka…