Pacolli: AKR-ja dhe LDK-ja janë të një brumi

07 shkurt 2021 | 20:58

Kryetari i AKR-së dhe kandidati për deputet, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se AKR-ja dhe LDK-ja janë të një brumi.

“AKR e LDK, e kam thënë shpesh, janë të një brumi.  Qytetarët e kanë kuptuar dhe pranuar këtë, prandaj pritja është gjithandej madhështore, siç ishte sonte në Ferizaj. Të bashkuar për Shtetndërtim, sepse shteti veç një herë bëhet”, ka shkruar Pacolli, i cili në listën e LDK-së mban numrin 5 në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministër, Avdullah…