Pacolli: AKR-ja do të garojë me një program që adreson sfidat ekonomike
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka vlerësuar se shpërndarja e Kuvendit i hap rrugë shpalljes së zgjedhjeve të reja, të cilat do t’i japin legjitimitet skenës politike.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se AKR-ja do të garojë në këtë zgjedhje me një program që do të adresojë sfidat ekonomike dhe partneritetin me perëndimin.
“Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan në favor të shpërbërjes së Kuvendit dhe hapjes së rrugës së thirrjes së zgjedhjeve që do t’i japin legjitimitet skenës politike. Sfidat me të cilat përballet Kosova janë të mëdha dhe ne kemi nevojë që qytetarët tanë të japin mbështetje për vizionin tonë. Unë dhe AKR-ja do të kandidojmë me një program që do të adresojë sfidat ekonomike, partneritetin tonë me Perëndimin dhe angazhimin tonë për sundimin e ligjit”, ka shkruar Pacolli.
/Epoka e re/