Pacolli alarmon për mishin e prishur, thotë se duhet pasur kujdes edhe me importin nga fqinjët
23 mars 2018
| 20:14
Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka reaguar për mishin që po hynë në Kosovë nga Belgjika dhe shtetet e tjera.
Ai përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook” ka thënë se importi i këtij mishi duhet të jetë alarm serioz dhe i fundit për organet kompetente.
“Rasti i fundit i importit të mishit nga Belgjika duhet të jetë alarm serioz dhe i fundit për organet kompetente të kontrollit të kualitetit të ushqimit të importuar”, ka shkruar Pacolli.
Pacolli ka bërë me dije se kujdes duhet të ketë edhe nga produktet që hynë në Kosovë nga shtetet fqinje.
“Një rëndësi tjetër e madhe duhet ti kushtohet edhe produkteve që vijnë nga shtetet fqinje ku ka gjasa të mëdha të abuzimeve”, ka deklaruar ai.