
Pacolli: Ambasadorja Haley, mbështetja më e madhe e Kosovës
27 korrik 2018
| 16:56
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, në kuadër të vizitës në Amerikë është takuar me ambasadoren e këtij shteti në OKB, Nikki Haley.
Ai ka thënë se ambasadorja Haley është mbështetja më e madhe e Kosovës.
“Nikki Haley, ambasadorja e ShBA në OKB është mbështetësja e madhe e Kosovës, e cila përballet me të gjitha ata që sulmojnë të ardhmen e shtetit tonë. Diskutimet e saj për Kosovën në Këshillin e Sigurimit na bëjnë krenar për miqësinë dhe lidhjet historike me ShBA-në”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/