Pacolli arrin në Munih
15 shkurt 2019
| 13:28
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka mbërritur sot në Munih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
“Sapo arrita në Munchen të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë. Kjo konferencë e rëndësishme është mundësi e mirë e zhvillimit të takimeve me burrështetas dhe liderë nga e gjithë bota”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.