Pacolli arrin në Uashington me ftesë të Sekretarit të Shtetit, Pompeo

26 korrik 2018 | 10:41

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka konfirmuar se ka arritur në Uashington për të marrë pjesë në Konferencën Ministrore për Liritë Fetare.

Në këtë konferencë që është e para e këtij lloji, Pacolli është ftuar të marrë pjesë nga Sekretari i Shtetit të ShBA-së, Mike Pompeo.

“Sapo mbërrita në Uashington DC me ftesë të Sekretarit të Shtetit Mike Pompeo për të marrë pjesë në Konferencën e Parë Ministrore për Liritë Fetare. Kjo është një nismë e rëndësishme e presidentit Trump për të promovuar liritë fetare dhe Kosova do të mbështesë përpjekjet amerikane në nivel global.  Do të ndaj traditën e Kosovës dhe trashëgiminë e harmonisë dhe bashkëjetesës ndërfetare dhe do të promovoj përpjekjet tona për t’i bërë të gjithë njerëzit të ndjehen të barabartë dhe të lirë në shoqërinë tonë për besimin e tyre. Unë do të shfrytëzoj praninë time në Uashington për të takuar edhe homologët e tjerë dhe vendimmarrësit amerikanë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompleksi metalurgjik Ferronikeli po i nënshtrohet procesit të rimëkëmbjes për…