Pacolli arsyeton rritjen e taksave doganore për prodhimet maqedonase

20 korrik 2018 | 15:56

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka arsyetuar rritjen e taksave doganore për prodhimet maqedonase.

Pas takimit me ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Dimitrov, i cili po qëndron në një vizitë zyrtare në Kosovë, Pacolli ka thënë se taksa e vënë për prodhimet bujqësore që hyjnë në Kosovë është një nevojë që të mbrohen prodhimet vendore. Ai ka treguar se kjo çështje do të trajtohet edhe më tutje, duke shtuar bëhet fjalë për masa të përkohshme.

“Sa i përket taksës doganore është një preventiv e përkohshme kohore e cila do të zgjasë 90 ditë”, ka theksuar Pacolli.

Ndërsa, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikola Dimitrov, ka ngritur shqetësimet e tij lidhur me këtë vendim të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka kërkuar  që kjo çështje të zgjidhet, përkatësisht që Kosova t’i heqë taksat që dëmtojnë prodhimet e Maqedonisë që eksportohen në Kosovë. “Poenta nuk ishte që të theksoj shkelje. Nuk është një masë e mirë, jemi tepër të afërt dhe mendoj se shumë shpejt do ta gjejmë një zgjidhje që të mund të mbrojmë të dy interesat”, ka deklaruar Dimitrov.

 

/Epoka e re/

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jeni vetëm prej vitesh dhe nuk mund të gjeni shpirtin…