Pacolli: Askush nuk më mbështeti në projektin për Prishtinën e re

21 shtator 2020 | 22:53

Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli nëpërmjet një shkrimi në “Facebook” ka treguar se nuk ka gjetur mbështetje për të ndërtuar Prishtinën e re.

Thotë se pavarësisht se ishte dy mandate në qeveri nuk arriti t’i bindte partnerët e koalicionit për jetësimin e këtij projekti, i cili sipas tij nuk do të prekte buxhetin e Kosovës.

“Fatkeqësisht, askush nuk më mbështeti kurrë në këtë projekt dhe asgjë nuk u bë, siç ndodhi në 20 vitet e fundit. E them me zë të lartë se pa kreativitet, dashuri për punë dhe guxim për të vepruar nuk ka progres, rritje ekonomike apo përmirësim të standardit jetësor! Në rastin e Kosovës, për ta bërë vend bashkohor nevojitet qasje ndryshe!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.

Shkrimi i plotë i Pacollit në “Facebook”:

Unë kurrë nuk kam pasur forcë politike për të lëvizur gjërat në mënyrën që unë e kam parë të arsyeshme, në dy mandatet sa isha në qeveri.

Unë propozova dhe insistova që Prishtina e re të ndërtohej në Hajvali ( ne afërsi të pallatit të drejtësisë), duke filluar nga Administrata shtetërore e tutje.

Financimi i kësaj opere do të bëhej nga konstrukcioni modern financiar që korporata Mabetex ka eksperiencë dhe qasje të plotë, pa e prekur fare buxhetin e shtetit.

Fatkeqësisht, askush nuk më mbështeti kurrë në këtë projekt dhe asgjë nuk u bë, siç ndodhi në 20 vitet e fundit.

E them me zë të lartë se pa kreativitet, dashuri për punë dhe guxim për të vepruar nuk ka progres, rritje ekonomike apo përmirësim të standardit jetësor!

Në rastin e Kosovës, për ta bërë vend bashkohor nevojitet qasje ndryshe!

Fotot më poshtë janë projekti i cili Prishtinës dhe Kosovës do ia ndryshonte imazhin për të mirë, pa e prekur asnjë cent buxhetin e shtetit.

 

https://www.facebook.com/behgjeti/photos/pcb.10164010978045153/10164010977490153/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KLIKO KËTU /PDF/ Universiteti i Gjakovës "Fehmi Agani", shpall: Konkurs…