Pacolli: Askush s`ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e kësaj xhamie.
Sipas tij, Kosova duhet të jetë mirënjohëse Turqisë dhe donatorëve tjerë për ndërtimin e xhamisë së re.
Postimi i plotë i Pacollit:
Xhamia e Re,
Askush nuk ka arsye të shqetësohet për ndërtimin e xhamisë se re në Prishtinë.
Arkitektura e saj është shprehje e ndjenjave kulturore e fetare të shumicës së popullatës të besimit Islam të vendit.
Ne duhet të jemi mirënjohës Turqisë dhe donatorëve tjerë për gjestin e tyre. Kosova është një shembull për botën kur bëhet fjalë për tolerancë fetare e diverzitet etnik e demografik.
Le të vazhdojmë të jemi kështu.
(M.K / Epoka e re)