Pacolli: Asnjëherë nuk kam parë plan për ndarjen e Kosovës, Thaçi e Kurti të bëhen bashkë

08 mars 2020 | 16:09

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se sa ka qenë në pozitën e ministrit asnjëherë nuk ka parë një plan për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se as sot nuk beson se ka një plan të tillë. Në këtë kontekst, Pacolli u ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi që të bëhen bashkë në procesin e dialogut me Serbinë.

“Plan për ndarjen e Kosovës? Sa kam qenë ministër i jashtëm kurrë nuk kam parë asnjë plan për ndarje dhe nuk besoj se as sot po diskutohet ndonjë plan i tillë. Ndaj u bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe presidentit: Bëhuni bashkë sipas një Ligji të ri që ta propozojë Komisioni i Venecias dhe veproni së bashku. Procesi nuk duhet të ndalët, nuk ka kohë më!”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i Pacollit:

“Asnjëherë nuk do arrish në fund të udhëtimit, nëse çdoherë ndalesh të rehatosh një qen që lehë”, ka thënë një burrështetas i madh, Churchilli.

Ndoshta “Twitter” ka rregulla te tjera udhëtimi, por pa kurrfarë ndjenje përkeqësuese po shikoj me preokupim disa komente “lobistësh” në lidhje me procesin e ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë. Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur, është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thenie e Churchillit.

Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një plan ndërmjetësim tjetër, më të mirë se ai amerikan!

“Lobistët”? janë të mirë nëse zgjidhen mirë dhe nëse janë në krahun tënd. Po kush tha se janë të mirë dhe janë në krahun tonë ata që po e kontestojnë ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell duke e quajtur plan për ndarjen e Kosovës?

“Lobistët”që kontestojnë, mbase kanë planin e tyre për punët e tyre, por ata s’janë pjesë e procesit, ndaj s’duhen dëgjuar. Ata (“lobistët) nuk kanë si të njohin një proces ndërmjetësimit amerikan në dialogun Serbi-Kosovë, nëse nuk janë brenda, ata janë jashtë proceseve.. si munden ata të shprehën? Nuk mund të shprehen, ata vetëm infektojnë… ndoshta si Covid-19.

Koha është flori dhe ajo s’duhet humbur, është një mësim i përbotshëm që del dhe nga kjo thënie e Churchillit. Kosova ka humbur shumë kohë dhe s’ ka kohë tjetër me prit. Kush mendon ndryshe, le të na sjellë një plan ndërmjetësim tjetër më të mirë se ai amerikan!

Plan për ndarjen e Kosovës? Sa kam qenë ministër i jashtëm kurrë nuk kam parë asnjë plan për ndarje dhe nuk besoj se as sot po diskutohet ndonjë plan i tillë. Ndaj u bëj thirrje dhe njëherë kryeministrit dhe presidentit: Bëhuni bashkë sipas një Ligji të ri që ta propozojë Komisioni i Venecias dhe veproni së bashku. Procesi nuk duhet të ndalët, nuk ka kohë më!

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit është treguar e fort në përballje me…