Pacolli: Autostrada e Nishit, hap i madh drejt pajtimit me Kosovën

13 shtator 2019 | 11:17

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka folur për autostradën që po ndërtohet në Serbi deri në kufi me Kosovën

Ai në llogarinë e vt në “Facebook”, ka shkruar se ky është një hap i madh drejt paqes mes dy vendeve.

“Vazhdimi i ndërtimit të autostradës nga Serbia deri të kufiri me Kosovën, është një hap i madh drejt paqes në mes dy vendeve, Sërbisë dhe Kosovës. Mirë ka bërë qeveria serbe dhe presidenti Vuçiq më këtë ndërmarrësi dhe inkurajoj ata që në vend që të luftojnë shtetin e Kosovës të vazhdojnë me projekte të tilla.
Vetëm Paqja është mënyra e vetme për të ndërtuar një të ardhme të ndritshme!”, ka shkruar Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa pritet të shqyrtojë ankesën…