Pacolli: Bejtush Gashi do të jetë ministër i Punëve të Brendshme
13 prill 2018
| 12:12
Pas shkarkimit të Flamur Sefajt nga posti i ministrit të Punëve të Brendshme (MPB), Aleanca Kosova e Re (AKR) ka vendosur për ministrin e ri që do ta drejtojë këtë ministri.
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se Bejtush Gashi do të jetë ministër i MPB-së.
“Po është e vërtetë, Bejtush Gashi do të jetë ministri i ardhshëm i MPB-së. Sot ia kam dorëzuar edhe vendimin kryeministrit Haradinaj”, ka thënë Pacolli për “Telegrafin”.
Bejtush Gashi momentalisht është duke ushtruar detyrën e dekanit të Fakultetit për Siguri Publike në Vushtrri.
Ai më parë ka mbajtur edhe një pozitë të rëndësishme në Qeveri, pasi nga viti 2011 deri më 2014 ka qenë zëvendësministër i Ministrisë të FSK-së.