Pacolli bën edhe një reagim për “ata që po tentojnë t’ia njollosin emrin dhe nderin”
Kryetari i AKR-së dhe ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë edhe një reagim, teksa flet për spekulimet dhe përmendjen e emrit të tij pas rastit tragjik të Liridona Ademajt, që dyshohet se u vra pas një organizimi nga burri i saj Naim Murseli.
Pacolli ka treguar për një bashkëbisedim me djalin e tij të vogël, Armanin, duke thënë se ai ka krahasuar ata që duan t’ua njollosin emrin dhe nderin e familjes me qentë endacakë.
“Duke fluturuar mbi Evropë, djali im i vogël Armani (diku e kishte degjuar) me tha. “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”. Ai këtu e kishte fjalën për ata të cilët po tentojnë te njollosin emrin e nderin e familjes tonë. Unë u buzëqesha dhe i thashë, mos u ndikoni nga askush, vazhdoni të respektoni dhe bëhuni te mirë me të tjerët!”, ka shkruar Pacolli në “Facebook”.