Pacolli i bën thirrje Paraguajit për rishqyrtimin e njohjes së Kosovës
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka uruar përfaqësuesit e Institucioneve dhe popullin e Paraguajit, përderisa ata shënojnë 207 vjetorin e Pavarësisë.
“Në emër të Presidentit, Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës dëshirojë t’i përcjellë urimet më të sinqerta për udhëheqësit e Institucioneve dhe popullin e Paraguajit, përderisa ata shënojnë 207 vjetorin e Pavarësisë, duke i dëshiruar paqe të qëndrueshme, stabilitet afatgjatë dhe mirëqenie të vazhdueshme për popullin”, thuhet në urimin e Pacollit.
“Në të njëjtën kohë, shfrytëzoj këtë rast, që t’i uroj për zgjedhjet e suksesshme të zhvilluara në muajin e kaluar. Ne, presim dhe i bëjmë thirrje përfaqësuesve të Institucioneve të Paraguajit, që të reflektojnë edhe njëherë, pikërisht në përvjetorin e Pavarësisë së tyre dhe të ri-shqyrtojnë njohjen e shtetit tonë, që tani ka mbushur dhjetë vite si shtet i ri, i pavarur, sovran dhe i mirëintegruar në komunitetin ndërkombëtarë të shteteve paqedashëse dhe demokratike. Përfaqësimi ynë diplomatik tanimë është i shtrirë në disa shtete të Amerikës Latine dhe ne jemi të përkushtuar që këtë ta bëjmë edhe me Paraguajin si hap i ardhshëm drejt afrimit dhe thellimit të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe dy popujve tanë ”, ka thënë Pacolli.