Pacolli: Bosnja ta njoh Kosovën dhe të hiqen vizat mes dy shteteve
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka thënë se Bosnja duhet ta njoh pavarësinë e Kosovës.
Pacolli është shprehur se sa më shpejtë që Bosnjë e merr një vendim për njohje, aq më shpejt harrohet e kaluara e hidhur.
“Kjo është një pyetje e hapur për Bosnjën. Sa më shpejt ta bën të hap, aq më shpejt e harrojmë të kaluarën e hidhur”
Ai në një intervistë të dhënë për gazetën ditore të Bosnjës “Dnevni Avaz”, po ashtu ka thënë se duhet të hiqen vizat mes Kosovës dhe Bosnjës.
“Të dy qeveritë janë përgjegjëse për dënimin e madh që po ua ofrojnë qytetarëve. Shpresoj që kolegët e mi në Sarajevë ta kuptojnë këtë dhe të takohemi sa më shpejt ta zgjidhim problemin. Ta zgjidhim ashtu si me Serbinë. Me këtë vend kemi lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave. Pse nuk e kemi të njëjtën me Bosnjën?”, është shprehur Pacolli, transmeton lajmi.net.
Ai në këtë intervistë ka folur edhe për rolin dhe mbështetjen që ka dhënë SHBA, për të drejtat universale të popujve, gjegjësisht Kosovës.