
Pacolli: Çdo gjë gati për të filluar ndërtimi i apartamenteve moderne në Thumanë, pas tërmetit
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka bërë me dije se me një shpejtësi rekorde ka përfunduar projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth tri javë më parë.
“Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur miqtë e mi,
Me një shpejtësi rekorde përfundoi projekti i ndërtesave me apartamente moderne, që do të ndërtohen në Thumanën e goditur nga tërmeti rreth 3 javë më parë. Tani është çdo gjë gati për të filluar ndërtimi, i cili do të financohet komplet nga familja Pacolli, nëpërmjet fondacionit “Behgjet Pacolli”. Falënderoj të gjithë grupin që punuan në punët pregaditore dhe projektuese.