Pacolli-Dalipi: Pa koordinim të brendshëm s’do të ketë datë apo agjendë për dialogun
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli-Dalipi thotë se pa një koordinim të brendshëm nuk do të ketë datë apo agjendë të diskutimit në dialogun me Serbinë.
Në një intervistë për KosovaPress, ajo thotë se në kuadër të rifillimit të dialogut, qeveria e cila udhëhiqet nga Lëvizja Vetëvendosje nuk do të hyjë në tema që e vejnë në pikëpyetje shtetësinë e vendit.
“Ne nuk mund të flasim për agjendë, nuk mund të flasim për datë pa pasur një koordinim të brendshëm fillestar. Ky koordinim do të bëhet në muajt në vijim dhe momentin kur kemi agjendë jemi të gatshëm që të fillojmë dialogun me kushte tona”, ka deklaruar ajo.
Deputetja e mazhorancës thotë se tashmë Kosova do ketë zë dhe do të jetë palë në dialog, e jo siç thotë të ketë ndodhur në të kaluarën ku është shkuar me kërkesa dha data të të tjerëve.