
Pacolli: Demarkacioni do të kalojë
28 shkurt 2018
| 11:41
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, është shprehur i bindur së Kuvendi do ta miratojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.
“Sot apo pak ma vonë demarkacioni do të kalojë”, ka thënë Pacolli në një prononcim me gazetarë në hollin e Kuvendit.
Pacolli ka thënë se janë votat për votimin e demarkacionit. “Do të gjinden votat. Jam i bindur”, ka deklaruar Pacolli.
Ai ka thënë se diku kah vjeshta edhe qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nëpër Evropë.