Pacolli dënon kërcënimin ndaj Agim Bahtirit
Zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka dënuar fuqishëm kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“E dënoj ashpër dhe fuqishëm kërcënimin ndaj kryetarit të Mitrovicës, z. Agim Bahtiri. Angazhimi konstruktiv i Bahtirit që të ndërtoj relacione stabiliteti ndërmjet komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë, mund tu pengojë vetëm kriminelëve dhe bandave. Vendosmëria jonë, si institucione, e kryetarit Bahtiri është e paluhatshme dhe e pandalshme para secilës sfidë. Kërkoj nga institucionet kompetente të sigurisë që të ofrojnë mbështetjen e plotë për sigurinë e kryetarit Bahtiri dhe kërcënuesit të nxirren para drejtësisë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
Agim Bahtiri është edhe zëvendëspresident i Aleancës Kosova e Re (AKR).
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10160896898545153/?type=3&theater