Pacolli dënon sulmin ndaj Ambasadës Amerikane në Mal të Zi

22 shkurt 2018 | 13:32

Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin, që ndodhi mbrëmë vonë ndaj Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Mal të Zi.

“Jam duke i përcjell me vëmendje zhvillimet e mbrëmshme, që ndodhën në Podgoricë, ku sipas raportimeve të deritashme kishte një sulm me një mjet eksploziv ndaj Ambasadës Amerikane në Malin e Zi. Megjithëse motivet ende mbeten të paqarta dhe organet përgjegjëse të sigurisë atje janë duke kryer punën e tyre për zbardhjen e rrethanave, dënoj me fjalët më të ashpra këtë sulm të ulët ndaj institucioneve të aleatit dhe partnerit tonë strategjik, ShBA-së. Kosova mbetet e palëkundur pranë ShBA-ve dhe ofron ndihmën dhe bashkëpunimin në zhvillimin e hetimeve me institucionet përgjegjëse të Malit të Zi nëse kjo vlerësohet e nevojshme”,  është shprehur Pacolli.

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Portali “Goal.com” pas ndeshjeve të praran ë 1/8 e finales…