Pacolli dënon sulmin në Kanada
24 prill 2018
| 11:10
Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka dënuar sulmin në Toronto të Kanadasë, ku një automjet ka shtypur në trotuar kalimtarët, duke lënë të vdekur 10 persona dhe 15 të tjerë të lënduar.
“Jam i tronditur! Shpreh keqardhjen time të thellë dhe e dënoj ashpër sulmin e djeshëm në Toronto. Ngushëllimet e mia për familjet e viktimave dhe Qeverinë kanadeze dhe shërim të shpejtë për të plagosurit. Qëndrojmë pranë popullit dhe Qeverisë kanadeze në këto çaste të vështira”, ka thënë Pacolli.