Pacolli dërgohet në shtëpinë e tij në Hajvali
30 prill 2020
| 19:54
Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli, është dërguar në shtëpinë e tij në Hajvali, pas arritjes nga Tirana.
Pacolli në një deklaratë për media nga ANP “Adem Jashari”, ka thënë se ai nuk është kriminel që të bëhen thirrje për arrestimin e tij.
Lideri i AKR-së ka thënë se asnjëherë nuk do të veprojë kundër rregullave dhe ligjeve të Republikës së Kosovës.
/Epoka e re/