Pacolli: Dialogu duhet të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në kufijtë e njohur ndërkombëtarish
08 dhjetor 2020
| 16:20
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Pacolli ka thënë se me Lajçak kanë shkëmbyer mendime mbi zhvillimet e fundit në Kosovë.
“Dialogu duhet të vazhdojë dhe të përfundojë me njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kufijtë e njohur ndërkombëtarisht dhe rendin aktual kushtetues të Kosovës. Kjo është zgjidhja e vetme për paqen e qëndrueshme në rajon dhe zhbllokimin e perspektivës euro-atlantike”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e tij në “Facebook”.