Pacolli: Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës që nuk ndalet kurrë
19 dhjetor 2020
| 13:41
Kryetari i AKR-së, deputeti, Behgjet Pacolli, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se mijëra bashkatdhetarë nga Zvicra, Gjermania, Austria, Suedia e vende të tjera, pritet të kthehen në atdheun e tyre këto ditë, raporton “Epoka e re”.
“Unë i uroj të gjithëve një udhëtim të sigurt dhe një qëndrim të mirë në Kosovë, përkundër situatës aktuale. Diaspora është dhe mbetet motori i Kosovës, i cili nuk ndalet kurrë. Mirë së vini në shtëpi!”, ka shkruar lideri i AKR-së.