
Pacolli: Dikush në Tiranë po përdor emrin, fotografinë dhe numrin tim për të kërkuar para, mos bini pre e mashtrimeve
02 prill 2025
| 11:16
Lideri i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ka bërë me dije të mërkurën se një person i panjohur ka keqpërdorur fotografinë e tij dhe ka imituar numrin e telefonit, duke kërkuar para në Tiranë në emër të tij.
Pacolli në një postim në “Facebook” ka kërkuar nga qytetarët të mos bien pre e tyre, pasi nuk është ai.
Më tutje, Pacolli ka theksuar se janë shfaqur grupe kriminale të sofistikuara që po përdorin metoda të ndryshme për të mashtruar njerëzit dhe për të përfituar shuma të mëdha parash.
Postimi i plotë: