Pacolli: Ditëlindja e LDK-së, prej së cilës lindi edhe AKR-ja, është festë e të gjithë shqiptarëve
Presidenti i Aleancës Kosova e Re (AKR), njëherësh edhe ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka uruar Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) në 30-vjetorin e themelimit të saj.
Pacolli ka thënë se ditëlindja e LDK-së, prej të cilës lindi edhe AKR-ja, është festë e të gjithë shqiptarëve.
Postimi i plotë i Pacollit në “Facebook”:
30 vjet më parë lideri ynë historik Ibrahim Rugova së bashku me Fehmi Aganin, dhe intelektualë të shquar, shfrytëzoi hapësirën e vogël të lirisë nën Jugosllavi dhe themeloi pluralizmin shqiptar. Lindi e para parti, lindi shpresa dhe zëri politik i aspiratave tona kombëtare. Për këtë arsye themeltare, ashtu si dhe për historinë e vet 30-vjeçare, ditëlindja e LDK-së, prej të cilës lindi edhe AKR-ja, është festë e të gjithë shqiptarëve. Jo thjesht e anëtarësisë së saj. Ndaj unë sot formuloj Urimet më të mira për suksese në këtë moment kaq të veçantë në historinë e Kosovës. Besoj shumë se zëri i traditës, pjekuria dhe ekuilibri i liderit Isa Mustafa do të ndihmojë LDK-në dhe konstelacionin e ardhshëm qeverisës, krejt Kosovën që të gjejë qetësi, vijimësi të reformave dhe ruajtjen e orientimit properëndimor të Republikës sonë të re!