Pacolli djegien e flamurit turk e quan akt qyqar

03 gusht 2018 | 10:29

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli e ka quajtur akt të shëmtuar dhe qyqar djegien e flamurit të Turqisë.

Pacolli në një postim në rrjetin social Facebook thekson se Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet ndërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtare.

“Akt i shëmtuar dhe qyqar është djegia e flamurit të Turqisë, vendit i cili është mbështetës i parezervë i Republikës së Kosovës. 

Kosova shpreh mirënjohjen e thellë për ndihmën e pakursyer që Turqia i ka dhënë në procesin e shtet ndërtimit, shtimin e numrit të njohjeve dhe anëtarësimin në Organizata ndërkombëtare”, shkruan Pacolli në Facebook.

Kjo temë është ngjallur pasi një video që po qarkullon në rrjetet sociale, tregon disa persona që i vënë flakën flamurit të Turqisë. 

Ata dëgjohen duke thënë se janë në “përkrahje të Gjergj Dedajt, poshtë Turqia, poshtë Serbia, kalle Erdoganin”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një grua ka vdekur si pasojë e një aksidenti trafiku…