Pacolli do të merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Uashington
27 janar 2019
| 17:32
Me ftesë të sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli, do të merr pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të koalicionit global kundër DAESh-it, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.
Sipas një komunikate të MPJ-së, gjatë vizitës dhe qëndrimit në ShBA, kryediplomati Pacolli, do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më 8 shkurt 2019.
Numri dy i Qeverisë pritet të ketë agjendë të ngjeshur nëpërmjet takimeve dypalëshe dhe shumëpalëshe me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse.
/Epoka e re/