Pacolli, Dritan Abazoviqit: Ju nuk mundemi me e ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës

11 shtator 2020 | 00:33

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i ka bërë thirrje politikanit shqiptar në Mal të Zi, Dritan Abazoviq, që të mos i bashkohet një qeverie e cila paralajmëron tërheqjen e njohjes ndaj Kosovës.

“Zotni Abazoviq, nëse ju e mundësoni formimin e kësaj qeverie, ju nuk mundeni në asnjë menyrë me ndal qëllimin që ka koalicioni i juaj ndaj Kosovës. Ata, pos tjerash do të tërheqin edhe njohjën e Kosovës e ju nuk do të jeni ne gjendje, me daljën e juaj nga qeveria me e parandalu këtë ngase do te jetë vonë”, është shprehur Pacolli, në Facebook.

“Mos e bëni këtë ju lutem se dëmi që do t’i behej Kosovës në rend të parë ka me qenë i pariparueshëm. Përgjegjësija e juaj, në këtë rast është e madhe”.

https://www.facebook.com/307617160152/posts/10163966410300153/?extid=93Sl6JHTlujTmiMz&d=n

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisioni “Stop” në Tv Klan këtë të mërkurë ka trajtuar…