Pacolli, Dua Lipës: ‘Nuk të bën profet fshati yt’
Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka komentuar pjesëmarrjen e qytetarëve në koncertin e këngëtares Dua Lipa në Prishtinë.
Ai ka thënë se Dua Lipa më shumë fansa kishte mbledhur në Budapest sesa në kryeqytetin e vendlindjes së saj.
Zëvendëskryeministri Pacolli ka thënë se ndonëse Dua Lipa është ndër këngëtaret më të mira në botë vendlindja e saj nuk e mirëpriti ashtu siç duhet.
Madje Pacolli gjithë këtë histori e ka përshkruar me një fjalë popullore “Nuk të bënë profet fshati yt”.
“‘Nuk të bën profet fshati yt’. Dua Lipa, këngëtarja pa kompromis, ndër më të mirat në botë, në Budapest tuboi 900 % më shumë fansa se sa në Prishtinë”, ka shkruar Pacolli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/