Pacolli: Dua, Rita, Bebe dhe ju të tjerët, vazhdoni të na bëni krenarë!

20 korrik 2020 | 19:26

Lideri i Akr-së, Behgjet Pacolli ka dal në mbrojtje të artisteve shqiptare, të cilat janë sulmuar përshkak të postimeve të tyre të cilat kanë paraqitur historinë e kombit shqiptar, nga huliganët serbë në rrjetet sociale.

“Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë!”, ka shkruar Pacolli ndër tjera.

Postimi i plotë i Pacollit:

Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
IBAN: XK05 20-32-0001839572-59 Swift Code: TEBKXKPR Numri i telefonit: 049…