Pacolli: Duhet të kemi unitet kombëtar për dialogun

12 mars 2020 | 15:08

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka ftuar spektrin politik për unitet në raport me dialogun Kosovës-Serbi.

Në takimin e thirrur nga Ramush Haradinaj, Pacolli ka deklaruar se subjektet politike duhet t’i lënë mënjanë dallimet dhe t’i bashkojnë forcat.

“Ne duhet të kemi unitet. Ne duhet të lëmë mënjanë dallimet tona dhe t’i bashkojmë forcat për qëllimin e madh të ngritjes së flamurit të Kosovës në OKB. AKR do të luajë rolin e saj konstruktiv dhe mbështetës për unitetin e skenës politike. Por uniteti diskutohet mes nesh dhe jo në media sociale. Të lëmë mënjanë protagonizmin, të lëmë mënjanë egot dhe të krijojmë kushte për bashkëpunim konstruktiv në të mirën e vendit”, ka thënë Pacolli.

Ai ka deklaruar se Qeveria e Kosovës duhet ta heq taksën ndaj mallrave serbe ashtu siç po kërkon ShBA-ja.

“Të gjithë duhet të mbështesim nismën amerikane për të ndërmjetësuar dialogun Kosovë-Serbi. Nëse kemi frikë nga Amerika, na ka marrë pusi, kush është ai vend që na mbron nëse jo Amerika? Pra, pika e parë e unitetit është të mbështesim lidershipin amerikane. Interesat amerikane janë interesat tona. Nuk ka këtu dallime”, ka thënë Pacolli.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj,…