Pacolli e AAK-së atyre që votojnë për herë të parë: “Mos bini pre e mashtrimeve nga ata që e zbrazën Kosovën”

05 shkurt 2025 | 20:48

Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lirika Pacolli, u ka bërë thirrje të rinjve që votojnë për herë të parë ose të dytë që të mos mashtrohen nga ata që e kanë zbrazur Kosovën.

Ajo ka theksuar se nuk ka nevojë për përvojë të gjatë politike për të kuptuar se nuk duhet votuar ata që i kanë detyruar të rinjtë të largohen nga vendi.

“Ne kemi nevojë për prijës që e duan Kosovën dhe punojnë për zhvillimin e saj, jo për ata që i shtyjnë të rinjtë të largohen dhe i përdorin vetëm si maskota tubimesh,” ka deklaruar Pacolli.

Duke iu drejtuar të rinjve 18-25 vjeç, ajo ka theksuar se kjo gjeneratë ka frymë perëndimore dhe aspirata të mëdha, prandaj nuk duhet të lejojë izolimin dhe politikat që e kanë dëmtuar vendin.

“Jemi bashkë, ky vend është i yni dhe do ta bëjmë më të fortë,” ka përfunduar ajo, duke kërkuar mbështetje për Aleancën me numrin 137 dhe 105.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pavarësisht se ka pasur një sezon të shkëlqyer me gola…